Sporti

Reja bën ndryshimin e radhës, fton lojtarin e Partizanit

Ishte një lajm që po qarkullonte, por zyrtarizimi ka ardhur vetëm pak çaste më parë nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila ka konfirmuar ndryshimin e radhës në listën e lojtarëve të grumbulluar nga Edi Reja për ndeshjet ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Kështu, pas largimeve të Egzon Binakut, Ledian Memushajt dhe Marash Kumbullës, lojtari i radhës që ka “braktisur” kuqezinjtë ka qenë Eros Grezda. Ndaj Reja e ka parë të arsyeshme të thërrasë një tjetër lojtar në gjendje të mbulojë fashën e majtë të fushës. Kështu “nën armë” është thirrur Lorenc Trashi, mbrojtësi i majtë i Partizanit. Trashi, që u shpall edhe lojtari më i mirë i Superligës për vitin 2018, është në gjendje të bëjë të gjitha rolet e krahut të majtë, por shpesh Gega e ka spostuar dhe në të djathtë të mesfushës në varësi të nevojave të ekipit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button