Kronika

Plagoset një efektiv, Lleshaj në “Twitter”: Basha të ndalojë sulmin ndaj forcave të policisë

Një efektiv policie është lënduar nga mjetet shpërthyese të hedhura nga protestuesit, e për këtë ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili i kërkon kryedemokratit Basha që t’u bëjë thirrje protestuesve të ndalojnë sulmin ndaj forcave të policisë.

“Një oficer policie është dëmtuar nga mjetet e ndaluara shpërthyese që hodhën protestuesit. Drejtuesit e protestave duket se kanë financa të mëdha për të blerë mjete shpërthyese të ndaluara, por edhe vullnet të plotë për të goditur forcat e rendit. I bëj thirrje Lulzim Bashës që të ndalojë sulmin ndaj forcave të Policisë së Shtetit!”, shkruan Lleshaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button