Politika

Protesta, Meta thirrje për vetëpërmbajtje dhe shmangie të incidenteve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta bëri thirrje për shmangie të incidenteve ndërsa protesta e sotme e opozitës u përshkallëzua në akte dhune si para Kryeministrisë ashtu edhe përpara Kuvendit.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta bën thirrje për vetëpërmbajtje, shmangien e incidenteve dhe provokimeve”, thuhet në reagimin e ardhur nga Presidenca.

Protesta e opozitës ka pasur momente të dhunshme teksa protestuesit fillimisht kanë shtyrë gardhin e ngritur para Kryeministrisë, duke e shkallmuar atë.

Më pas ata kanë hedhur kapsolla, fishekzjarre e mjete të tjera piroteknike në drejtim të zinxhirit policor, ndërkohë që kanë njollosur me bojë të zezë muret e institucionit të Kryeministrisë.

Edhe përpara selisë së Parlamentit protestuesit kanë hedhur shashka, fishekzjarre e mjete të tjera piroteknike në drejtim të policëve, ndërkohë që u konfirmua edhe lëndimi i një efektivi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button