KosovaRajoni

Në Beograd po këndohet shqip

Dje ka përfunduar edicioni i gjashtë e  festivalit “Mirëdita Dobar Dan”, i cili ka për qëllim përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në fushën e artit dhe të kulturës.

Në këtë festival, ndër të tjera është shfaqur filmi “Nëntori i ftohtë”, dhe dokumentari “Ferdonija”,  që ka treguar historinë e nenave që humbën familjet, djemtë dhe burrat, në luftën e një dekade më parë.

Ndër të tjera, në “Mirëdita dobar dan”, Enver Petrovci, solli shfaqjen e tij “Kreolët e Ballkanit”.

Po ashtu në këtë festival, janë promovuar edhe libra të ndryshëm.

Në fund të këtij festivali, grupi i trios “Don’t listen to your neighbors”, kanë kënduar shqip, që u pritën mjaft mirë nga artistët serb.

Rikujtim, se gjatë këtij festivali, shumë serbë kanë protestuar për ta parandaluar rrjedhën e “Mirëdita Dobar dan”, mirëpo forca të shumta të njësive speciale kanë krijuar kordonë për t’i ndalur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button