Politika

Basha shkruan për protestën 8 qershorit, ja çfarë paralajmëron

Kreu demokrat Lulzim Basha përmes një statusi në “Facebook” shkruan se data 8 qershor është dita e përbashkimit të shqiptarëve të tradhtuar, për të larguar shkaktarin e situatës, duke nënkuptuar Edi Ramën. Basha thotë se opozita mbetet e vendosur për qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira. Ai ka postuar edhe një album fotografish nga potesta e fundit e madhe opozitare.

Statusi i Bashës:

Bashkimi popullor i 2 Qershorit është asambleja më madhështore e shqiptarëve europianë, të vjedhur, të dhunuar e të tradhëtuar, që kërkojnë zgjidhjen e krizës me largimin e shkaktarit të saj, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të lira. Unë e di që çdo shqiptar lufton të ketë të njëjtat të drejta si çdo qytetar europian. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë, por nuk do të pranojmë asgjë më pak për veten se vlerat që na bashkojnë: demokraci, shtet ligjor dhe drejtësi të barabartë për të gjithë.

Ne nuk hedhim asnjë hap pas!

#8Qershor #ShqipëriasiEuropa

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button