Politika

Lajčák në Tiranë: Protestat e dhunshme dëmtojnë Shqipërinë, dialog për zgjidhjen e krizës

“Përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuar nga opozita, është bërë e mërzitshme. Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët”, deklaroi sot në Tiranë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane të Republikës Sllovake, Miroslav Lajčák.

Në një konferencë me Ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, kryediplomati sllovak tha se “vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare”.

Lajçak tha se e vetmja mënyrë për të gjetur zgjidhje për krizën politikë është dialogu konstruktiv.

I pyetur për zgjedhjet e 2017-ës, ai tha se “zgjedhjet në Shqipëri janë monitoruar nga autoritete ndërkombëtare përfshirë OSBE-ODIHR që është autoriteti më i lartë në këtë drejtim dhe ka pasur raporte që tregojnë së pari se procesi juaj zgjedhor përmbush kërkesat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”.

Lajčák i pyetur për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri u shpreh se “më vjen keq për vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Nuk besoj se është një vendim në interesin më të mirë të Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”.

“Në demokraci duhet të përdorim institucionet demokratike për të diskutuar dhe zgjidhur idetë e ndryshme që kemi për gjërat.  Por, duke e bojkotuar institucionet, duke bojkotuar zgjedhjet është padyshim jo rruga e zgjidhjes”, tha ai.

“Shumë breza të Shqipërisë kanë ëndërruar të kenë zgjedhje të drejta dhe të ndershëm dhe kjo e drejtë duhet respektuar që njerëzit të shprehin vullnetin e tyre”, theksoi Lajčák.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë monitoruar nga autoritete ndërkombëtare përfshirë OSBE-ODIHR që është autoriteti më i lartë në këtë drejtim dhe ka pasur raporte që tregojnë së pari se procesi juaj zgjedhor përmbush kërkesat e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Njëkohësisht ODIHR ka nxjerrë rekomandime për përmirësimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor”, shtoi ai.

Prandaj, nënvizoi Lajčák, “rruga drejt zgjidhjes është që të zbatohen më mirë këto rekomandime rekomandime dhe si të përmbushen standardet më të larta për të siguruar zgjedhje të ndershme dhe të lira”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button