Bota

Rusia mesazh Trumpit: Trupat tona nuk tërhiqen nga Venezuela

Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” shkruan se deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se Rusia ka hequr dorë nga fuqia ushtarake në Venezuelë, janë të pavërteta.

Sipas agjencisë së lajmeve në fjalë, Rusia e vazhdon bashkëpunimin ushtarak me Venezuelën. Një tërheqje e plotë e specialistëve ushtarakë të Rusisë nga Venezuela do të ishte një goditje ndaj presidentit socialist Nicolas Maduro i cili e konsideron Moskën si një aleat të ngushtë.

Trump ka postuar një mesazh në Tëitter të hënën në lidhje me tërheqjen e pohuar të Rusisë gjatë një vizite shtetërore në Londër, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Interfax përmendi një burim të paidentifikuar në Karakas për të thënë se Rusia po vazhdonte të mbështeste Venezuelën nëpërmjet një programi të gjatë të ndihmës teknike ushtarake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button