Home / Rajoni / Erdoğan: Asnjë hap prapa nga marrëveshja S-400

Erdoğan: Asnjë hap prapa nga marrëveshja S-400

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se Turqia nuk do të marrë asnjë hap prapa nga marrëveshja raketore S-400 me Rusinë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ka një marrëveshje. Ne jemi të vendosur. Nuk është në konsideratë për të marrë hap prapa prej saj (marrëveshjes S-400)”, u tha Erdoğan dje gazetarëve në Stamboll.

Në vitin 2017, Turqia vendosi të blejë sistemin S-400 pas përpjekjeve të zgjatura pa sukses për të blerë sistemet e mbrojtjes ajrore nga SHBA.

Megjithatë, zyrtarët e SHBA-ve kanë këshilluar Turqinë për të blerë sistemin e raketave Patriot në vend të atij S-400 nga Moska, duke argumentuar se është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.

Turqia është përgjigjur se refuzimi i SHBA-ve për të shitur ato Patriot ishte shkaku që e detyruan Turqinë të kërkojë shitës të tjerë, duke shtuar se Rusia ofroi një marrëveshje më të mirë, duke përfshirë transferimet e teknologjisë.

“Ne mund të marrin hap për Patriotët, nëse ka një ofertë pozitive siç bëri Rusia”, theksoi Erdoğan, duke shtuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë pozitive nga ana e SHBA-ve.

Presidenti turk tha se qasja e favorshme është në vetë interesin e çdo vendi, duke shtuar se, “Nëse nuk është kështu, ne nuk jemi të detyruar të blejmë asgjë”.

Sistemi i Rusisë S-400 është sistemi më i avancuar raketor anti-avionësh me rreze të gjata dhe mund të mbajë tre lloje të raketave të afta për të shkatërruar objektivat, duke përfshirë ato balistike dhe të lundrimit.

S-400 mund të ndjekë dhe të arrijë deri në 300 objektiva në të njëjtën kohë dhe arrin lartësi maksimale prej 27 kilometrash.

– “Turqia me vendosmëri vazhdon operacionin në veri të Irakut”

Presidenti Erdoğan për operacionin “Kthetra” në veri të Irakut kundër organizatës terroriste të PKK tha se vazhdon “me vendosmëri”. “Operacioni ‘Kthetra’ vazhdon. Nuk ka devijim më të vogël. Operacioni vazhdon me vendosmëri”, u tha Erdoğan gazetarëve.

Forcat e Armatosura Turke nisën operacionin “Kthetra” kundër grupit terrorist PKK më 27 maj.

Në fushatën terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 personave, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: