Home / Bota / Banka Botërore ul parashikimin e rritjes së ekonomisë globale

Banka Botërore ul parashikimin e rritjes së ekonomisë globale

Banka Botërore publikoi të martën raportin e ri “Parashikimi i ekonomisë globale”, ku ka ulur parashikimin e rritjes së ekonomisë globale për këtë vit dhe vitin e ardhshëm, duke paralajmëruar se ekonomia globale përballet me rrezikun e uljes së madhe nga ndikimi i tensioneve tregtare e paqëndrueshmëria financiare.

Raporti parashikon se ritmet e rritjes së ekonomisë globale në vitet 2019 dhe 2020 do të jenë përkatësisht 2.6 % dhe 2.7 %, 0.3 dhe 0.1 pikë përqindjeje më pak krahasuar me parashikimin e janarit.

Sipas raportit, eksporti global do të rritet sivjet 2.6 %, 1 pikë përqindjeje më pak në krahasim me parashikimin e bërë në janar, shpejtësia më e vogël e rritjes qysh nga fillimi i krizës financiare globale të vitit 2008.

Në raport thuhet se ekonomia e Kinës do të ruajë rritjen 6.2 % në vitin 2019, duke vënë në dukje se qeveria kineze e ka aftësinë të rregullojë politikat monetare dhe financiare për të përballuar sfidat e jashtme dhe vështirësi të tjera.

Leave a Reply

%d bloggers like this: