Home / Ekonomia / Rama, me banorët e prekur nga tërmetet: Shtëpitë do të rindërtohen brenda verës!

Rama, me banorët e prekur nga tërmetet: Shtëpitë do të rindërtohen brenda verës!

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka udhëtuar drejt fshatit Floq, banorët e të cilit janë strehuar në çadrat e ngritura nga Emergjencat Civile pas lëkundjeve sizmike të ditëve të fundit.

Pasi është ndalur te çadrat ku janë vendosur një pjesë e banorëve, kreu i qeverisë ka shkuar në ambientet e shkollës ku ndodhet pjesa tjetër e banorëve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti.

Gjatë takimit, Rama premtoi se të gjithë banorët do të dëmshpërblehen dhe shtëpitë e tyre do të rindërtohen pas përfundimit të vlerësimit të plotë të dëmeve të shkaktuara nga lëkundjet sizmike.

Shefi i qeverisë dha edhe një afat për shtëpitë teksa tha se brenda kësaj vere ato do të rindërtohen.

Në fshatin Floq të bashkisë Korçë rezultojnë 65 banesa të shkatërruara, ndërsa 100 të tjera kanë pësuar dëmtime të lehta.

Banorëve u janë shpërndarë ndihma ushqimore, ndërkohë që pranë tyre janë shërbimet mjekësore.

Leave a Reply

%d bloggers like this: