Rajoni

Kosova, kushti i parë i BE-së për Serbinë

kosova-kushti-i-par-euml-i-be-s-euml-p-euml-r-serbin-euml_hdMe gjithë përparimin në fushat e tjera, një kusht kyç për Serbinë që t’i bashkohet BE-së mbetet zgjidhja e çështjeve me Kosovën dhe nënshkrimit të një marrëveshje ligjore me Prishtinën! Rezultati i “Kapitullit 35 për Kosovën”, varet edhe nga shpejtësia e negociatave për çështje të tjera.

Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Serbisë për këtë vit dhe strategjia e zgjerimit për 2014-2015, theksoi në mënyrë të qartë nevojën e zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura dhe që të fillohet “një epokë e re në normalizimin e marrëdhënieve”, e cila në përfundim do të përmbyllet me anë të një marrëveshjeje mes Beogradit dhe Prishtinës.

Përndryshe, në Raportin e Progresit, Kosova gjendet në pesë kapituj – informacionit, të energjisë, të drejtësisë dhe të drejtave themelore – lirisë dhe sigurisë, si dhe bashkimit doganor. Raporti i progresit Serbisë i kërkon që kapitulli i Kosovës të hapet një nga të parët.

Kryetarja e ekipit negociues serb me BE-në, Tanja Miscevic, tha se kjo nuk është befasi.

“Përveç kapitujve 23 dhe 24, edhe 35 duhet të hapet nga të parët. Normalizimi është i koncentruar aty, ndërsa në kapitujt tjerë vetëm përmendet, por nuk hapen si pyetje”.

Analisti Dusan Janjic, “çështja e Kosovës është e përfshirë në pothuajse çdo kapitull, dhe nga kjo do të varet koha e hyrjes së Serbisë në BE”.

“Nëse gjatë kësaj kohe nuk marrim një notë kaluese, vagoni serb mund të veçohet nga linjat evropiane”.

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Djuric, parashikon që deri në fund të vitit do të, pos kapitullit 35 do të hapet edhe një kapitull tjetër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button