Home / Kronika / “Vagina ime, zgjedhja ime”, dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Bebe Rexha

“Vagina ime, zgjedhja ime”, dalin në shitje bluzat e dizajnuara nga Bebe Rexha

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, protestoi fuqishëm javë më parë projektligjin që u zovtua në Alabama, për shndërrimin e abortit si proces ilegal.

Si rrjedhojë, Bebe Rexha në një prej koncerteve të saj ishte shfaqur në skenë me një bluzë, në të cilën shkruhej: “Vagina ime, zgjedhja ime”.

“Më vjen keq, unë thjeshtë e dua këtë bluzë të cilën e krijova”, kishte shkruar 29-vjeçarja në rrjetin social Instagram.

Bebe Rexha mahnit me dukjen në TFF Awards, duket elegante me kostum të zi

Ndërkohë, së fundmi ajo ka bërë të ditur se bluzat me një dizajn të tillë kanë dalë në shitje dhe janë të disponueshme që tani.

Bebe Rexha (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)

Ato mund të blihen ‘online’, përmes uebfaqes zyrtare të këngëtares që ofron këtë shërbim.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet Bebe Rexha përmes këtij postimi të shpërndarë në InstaStory.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Ndërkohë, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e projektit të fundit muzikor “Call you mine”, në bashkëpunim me grupin e famshëm The Chainsmokers.

Leave a Reply

%d bloggers like this: