Arte

Poetja kosovare shpërblehet në festival ndërkombëtar të Korçës

Me ndarjen e çmimeve për krijimet më të arrira, në qytetin e Korçës kanë përfunduar “Netët Korçare të Poezisë” të cilat nga ky vit e mbajnë emrin e lirikut të njohur korçar Skënder Rusi.

Në qytetin e serenatave, në Korçën e tradites dhe kulturës sivjet u zhvillua edicioni i njezet e katert i Netëve Korçare të Poezisë ‘Skënder Rusi’, aktivitet ky i organizuar nga Biblioteka Publike ‘Thimi Mitko’ në bashkëpunim me Klubin e Shkrimtarëve ‘Bota e Re’ dhe me mbështetjen e Qendrës së Artit dhe Kulturës e Bashkisë  Korçë.

Kjo ngjarje e riktheu qytetin në pikë reference për poetët e përzgjedhur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Zvicra, Greqia, Holanda, Vjena, Turqia dhe SHBA, si:  Flutura Açka, Petrit Ruka, Agron Tufa, Entela Kasi, Sadik Bejko, Naime Beqiraj, Ndue Ukaj, Lucilla Trapazo, Iskra Peneva, Sema Guller, George Wallace, Craig Cyurz etj.

Nata e parë u zhvillua në formë spektakli në hollin e Teatrit ‘’Çajupi’’, ku poezitë përshëndetëse të poeteve pjesëmarrës u interpretuan nga aktorët e mirënjohur: Zamira Kita, Helidon Fino, Lulzim Zeqja, Ilda Pepi, Paola Kodra e Lola Meta.

Gjatë tri ditëve sa u zhvillua ky aktivitet, ndër më prestigjiozët në botën letrare shqiptare, u mbajtën edhe shumë ngjarje duke e kthyer Korçën në qendër të artit dhe të kulturës. Edhe këtë vit u zhvillua mbjellja e një peme me ç’rast ishte zgjedhur shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka si e ftuar nderi me mbjelljen e pemës simbolike me emrin e saj në “Lëndinën e Poeteve”.

Gjithashtu, poetët u njohën me magjinë e arkitekturore  të qytetit, vizituan muze të shumta të qytetit, bënë shëtitje në rrugicat me kalldrëm dhe në Pazarin e Vjetër, ndërkaq mbrëmjet ishin të rezervuara për muzikë serenatash korçare.

Çasti kulmor i festivalit ishte parakalimi i poezisë botërore dhe shqiptare në Galerinë Permanente të bibliotekës së qytetit. Poetët pjesmarës në përcollën si një fllad lirikash poezitë e tyre para jurisë të drejtuar nga Flutura Açka, Petrit Ruka,  Skënder Rusi, Dhimitraq Orgocka e Blerta Belliu e cilai ndau këto çmime:

Çmimin Poezia me e bukur e fitoi poetesha Naime Beqiraj nga Kosova;

Çmimin Kurora e poezisë e fitoi poeti George Wallace nga SHBA,

Çmimin ” Dritero Agolli” iu nda poeteshës Sema Guler nga Turqia;

Çmimin “Asdreni” i takoi përkthyesit dhe shkrimtarit Agron Tufa,

Çmimin Special e fitoi poeti i ri, Albi Lushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button