Arte

Aktori hollivudian kujton kur ishte në Shqipëri: I dua rrënjët e mia

Ai është njëri ndër aktorët më të famshëm shqiptarë që ka bërë karrierë në botën e Hollivudit. Fjala është për Jim Belushin, i cili ka vite të tëra që jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por, ai asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët dhe prejardhjen shqiptare, teksa e pohon sa herë i jepet rasti në ngjarje të ndryshme. Një gjë të tillë e ka bërë edhe gjatë ditës e djeshme përmes llogarisë personale në Instagram, i cili ka publikuar imazhe nga një vizitë të bërë në vendlindjen e prindërve, Shqipëri.

“Duke u rritur në Chicago si i biri i një emigranti shqiptar është interesante të kthehesh prapa dhe të kuptosh se sa shumë më ka formuar. Duke u kthyer pas në vitin 2007, isha shumë me fat që isha i ftuari i veçantë i Kishës Ortodokse Shqiptare. I dua rrënjët e mia”, shkruan 64-vjeçari në Instagram.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button