Home / Bota / Komisioni Evropian rekomandon procedurë penale për borxhin e Italisë

Komisioni Evropian rekomandon procedurë penale për borxhin e Italisë

Brukseli ka kohë që ankohet, tani është koha për ta marrë seriozisht. Komisioni Evropian do ta detyrojë qeverinë italiane me anë të një procedure të deficitit të kthehet në rrugën e virtytit buxhetor. Komisioni Evropian e kërcënon Italinë për shkak të malit në rritje të borxhit me një procedurë penale. Një veprim i tillë justifikohet nga zhvillimi i borxhit publik të vendit, bëri të ditur Komisioni në Bruksel. Detyrimet e Italisë arritën 132.2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) vitin e kaluar, në këtë mënyrë janë shumë më lart se tavani prej 60 për qind. Njëkohësisht, sipas Komisionit, qeveria italiane ka dështuar në reduktimin e borxhit në masën e premtuar. Meqenëse edhe ekonomia po rritet më ngadalë, raporti i borxhit ndaj PBB do të përkeqësohet këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Ministrat e financave të BE duhet të bien dakord për hapjen e procedurës së deficitit, e cila në fund mund të çojë në një gjobë prej miliarda dollarësh për Italinë. Italia mezi shpëtoi vitin e kaluar nga procedura penale e Brukselit. Në Romë që nga vera e vitit 2018 qeveris një koalicion i Lega-s ultra të djathtë dhe Lëvizjes populiste 5-Yje, të krahut të majtë.

Më shumë se 2.3 bilionë euro borxh

Pas disa javësh mosmarrëveshjesh dhe kërcënimit të dorëheqjes së kryeministrit pa parti Giuseppe Conte, partnerët e koalicionit me 5 yje dhe Lega i afruan përsëri pozicionet me njëri-tjetrin. Të martën (04.06), kreu i Lëvizjes-5-Yjet, Luigi Di Maio dhe kreu i Legas, Matteo Salvini, diskutuan mundësinë e shkeljes së rregullit të deficitit të BE, njoftoi gazeta Corriere della Sera. Salvini ka premtuar shkurtime drastike të taksave dhe prandaj injoron kërkesat e BE për disiplinën fiskale. Conte këmbëngul që Italia të respektojë rregullat e borxhit të Bashkimit Evropian.

Italia ka një nga borxhet më të larta publike në botë. Në fund të vitit 2018, borxhi arriti në më shumë se 2.3 bilionë euro. Kjo i përgjigjet rreth 132 për qind të PBB. Në eurozonë lejohet një maksimum prej 60 për qind.

Leave a Reply

%d bloggers like this: