Kosova

Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën euroatlantike

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj  zhvilloi takim në Berlin me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Haradinaj u shpreh se me Merkel kanë diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë, dialogun me Serbinë dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Haradinaj tha se nga Merkel ka marrë konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën euroatlantike.

“I nderuar me ftesën e Kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues. Me këtë rast e falënderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë po heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më pro europian, gjatë kohës janë mbajtur të izoluar. Nga Kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar!” tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button