MaqedoniaRajoni

Nga e hëna fillon tenderimi për ndërtimin e centraleve diellorë

“Kriteri i vetëm që do të jetë në ankand është se sa premi do të kërkojë kompania. Çdo kompani do të mund të aplikojë për një vendndodhje të caktuar dhe më pas të gjitha kompanitë që do të duhet të aplikojnë për atë vendndodhje, e të cilët do t’i kalojnë kontrollet administrative nëse i plotësojnë kërkesat themelore do të kalojnë në një ankand elektronik dhe ky ankand elektronik do të jetë ankand me çmim më të ulët”, deklaroi zëvendëskryeministër Koço Angjushev.

Zëvendëskryeministri tha se ka interes të madh në ndërtimin e fotovoltaikëve dhe pret që çmimi të jetë më i ulët, që do të thotë një kosto më të ulët për shtetin. Investitorët që do t’i marrin lokacionet do të duhet të përgatisin një elaborat dhe projekt themelor për të marrë leje ndërtimi që ata duhet të marrin në emër të tyre. Sasitë e para të energjisë elektrike pritet që në sistem të lëshohen pranverën e ardhshme. Angjushev gjithashtu informoi se me EVN tashmë është dakorduar çmimi i lidhjes në rrjet i cili do të jetë mes 20,000 deri në 30,000 euro ndërsa do të nominohet edhe një of tejker, një blerës i energjisë së lirë i cili u jep siguri investitorëve të ardhshëm në fotovoltaikë. Qeveria planifikon investime prej 200 MW në burime të rinovueshme energjetike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button