Home / Kosova / Haradinaj: Kosova, e gatshme të pezullojë përkohësisht tarifat

Haradinaj: Kosova, e gatshme të pezullojë përkohësisht tarifat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten në Prishtinë pas kthimit nga Berlini, se Kosova është e gatshme të shqyrtojë mundësinë e pezullimit të tarifave ndaj mallrave serbe, për një kohë të caktuar, por për këtë duhet të ketë qartësi të procesit të bisedimeve.

Kryeministri, qëndroi për dy ditë në Gjermani ku pati takime me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë në Berlin, me të cilët pas dyerve të mbyllura, ka diskutuar zhvillimet në Kosovë, mundësitë e ripërtëritjes së bisedimeve me Serbinë dhe përgatitjet për takimin e Parisit me 1 korrik, të organizuar nga kancelarja Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Macron. I pyetur nga gazetarët për mundësinë e dështimit të këtij takimi, ai tha se për këtë askush nuk do të mund të fajësonte Kosovën.

Leave a Reply

%d bloggers like this: