Home / Sporti / Shqipëria humb kundër Islandës/Ja kush është fajtori sipas trajnerit Edi Reja

Shqipëria humb kundër Islandës/Ja kush është fajtori sipas trajnerit Edi Reja

Ka përfunduar ndeshja në Rejkjavik, sfidë e vlefshme kualifikuese e “Euro 2020” mes Islandës dhe Kombëtares Shqiptare, ku po bën debutimin e tij edhe trajneri Edoardo Reja. Islanda na mposhti me reyultatin minimal 1-0.

Islanda ka marrë kryesimin që në pjesën e parë me golin e shënuar nga Gudmundsson në minutën e 22′.

Kombëtarja jonë kishte disa raste të mira shënimi por mungonte finalizimi ku Bala dhe Cikalleshi nuk ishin në ditët e tyre më të mira.

Ndeshja e radhës e kombëtares në këto kualifikuese është ajo që do të luhet në mbrëmjen e 11 qershorit ndaj Moldavisë në ‘Elbasan Arena’.

Pas takimit ka folur edhe tekniku Edi Reja, i cili sot debutoi me ekipin kombëtar. Reja u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit, por kundërshtari ishte më mirë fizikisht dhe kjo bëri diferencën.

“Në përgjithësi luajtëm mirë dhe jam i kënaqur me lojën e ekipit. Kundërshtari ishte më mirë fizikisht dhe kjo bëri diferencën. Me vjen keq që nuk morën një rezultat më të mirë”- u shpreh Reja.

Tekniku italian foli edhe për penalltinë e mohuar në fund të pjesës së parë. “Nuk jam i kënaqur me arbitrimin. Na u mohua një penallti në fund të pjesës së parë”- përfundoi italiani.

Lini një Përgjigje

Këtë e pëlqejnë %d blogues: