Home / Kosova / Palmer dhe Vuçiq përplasen rreth intervenimit të NATO’s para 20 vitesh

Palmer dhe Vuçiq përplasen rreth intervenimit të NATO’s para 20 vitesh

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ia ka përmendur zyrtarit të lartë amerikan, Matheë Palmer edhe bombardimet e NATO’s. Vuçiq i ka thënë Palmerit se ‘serbët nuk ishin krejtësisht engjëj’, por e ka quajtur para tij ‘agresion ndërhyrjen e NATO’s në Kosovë’, shkruan B92.

“Ka një pozicion të pa rezistueshëm të NATO’s që prej 20 vjetësh. Nuk kishte arsye mjaftueshëm për gjithë këtë agresion, por unë shpresoj që në vitet e ardhshme, njerëzit që morën këto vendime ta shohin perspektivën dhe të drejtën e një kombi të vogël për ekzistencë dhe jetë”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve në konferencë me Palmer.

Sipas Vuçiqit, Serbia ‘duhet të mësohet ta respektojë të kaluarën e saj, por duhet të mendojë edhe për të ardhmen e fëmijëve të saj”.

“Është e drejtë e jona të mos i harrojmë ato që kanë ndodhur, por gjithashtu, ajo që do të ndodhë në të ardhmen është shumë më e rëndësishme se sa ajo që ka ndodhur në të kaluarën. Ne do të fokusohemi të ndërtojmë raportet të mira me Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Vuçiq.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët, zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Palmer, ka thënë se ‘e kupton që çështja e intervenimit të NATO’s në Kosovë është shumë e ndjeshme për qytetarët në Serbi’.

“Natyrisht që ndjejmë keqardhje për jetën që janë humbur, por ky vendim ishte marrë tashmë. Para se të shohim gjithmonë të kaluarën, duhet të inkurajojmë të gjithë që të shohim të ardhmen”, ka thënë Palmer.

Leave a Reply

%d bloggers like this: