Bota

Gjermania synon ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas është takuar sot me homologun e tij iranian, Javad Zarif, për të diskutuar për mundësitë e ruajtjes së marrëveshjes për armët bërthamore, e cila ishte arritur në vitin 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore.

Maas arriti në Tehrat në orët e vona të së dielës, ndërsa pritet që të hënën të takohet edhe me presidentin e Iranit, Hassan Rohani. Para nisjes në këtë udhëtim, Maas shfaqi shpresë se bisedimet do t’iu ndihmojnë të dyja palëve që të gjejnë mënyra konstruktive të ruajtjes së marrëveshjes bërthamore.

Në anën tjetër, ministri i jashtëm Iranian, Javad Zarif, tha se ai dëshiron të dijë se çfarë saktësisht kanë arritur parnerët për ta shpëtuar marrëveshjen.

Shtetet perëndimore që ende janë pjesë e kësaj marrëveshjeje – Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania – janë përpjekur ta ruajnë atë pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara vitin e kaluar dhe rikthimit të sanksioneve ekonomike ndaj Iranit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kishte thënë se kjo marrëveshje nuk është e mjaftueshme për ta parandaluar zhvillimin e armëve bërthamore të Iranit dhe nuk e përfshin programin raketor të vendit islamik.

Sidoqoftë, Irani ka deklaruar se programi bërthamor nuk paraqet rrezik për asnjë shtet tjetër, sepse ai do të përdoret vetëm për qëllime të prodhimit të energjisë për nevoja civile, shkruan “Free Europe”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button