Politika

PD çon në Kushtetuese ‘Territorialen’, Bylykbashi: Meta-Rama duan zgjedhjet në tavolinë

bylykbashi1Partia Demokratike dorëzoi sot në Gjykatën Kushtetuese padinë për Reformën territoriale të miratuar vetëm me votat e mazhorancës në seancën e fundit të sesionit të kaluar parlamentar.

Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se ligji për ndarjen e re territoriale është antikushtetues, një shkelje e marrëveshjeve politike që sipas tij ka vetëm një qëllim; fitoren e zgjedhjeve në tavolinë.

“Jemi përpara një ligji të miratuar nga mazhoranca me një nxitim të jashtëzakonshëm dhe një shkelje që ka një synim të vetëm; kapjen dhe fitoren e zgjedhjeve në tavolinë. Me këtë hartë kjo mazhorancë do të kërkojë që të mos bëjë asgjë më pak, asgjë më shumë, por të konsolidojë oligarkinë Rama-Meta që po kërkon të krijojë oligarkët lokalë”, tha deputeti demokrat.
Bylykbashi tha me tej se hapi tjeter i opozites do te jene referendumet lokale kunder kësaj reforme

“Është brenda procedurave që parashikon ligji, janë shprehja e munguar e zërit të qytetarëve. Është ai zë qytetar që u ngrit nëpërmjet protestave në rrugët e Shqipërisë në procesin e hartimit, por mazhoranca nuk deshi t’i dëgjonte”, tha Bylykbashi, dujke shtuar se me këtë hartë territoriale që shkel çdo parim nuk mund të ketë zgjedhje.

Dekreti i Presidnetit Nishani që kthente në parlament reformën territoriale u rrëzua në seancë po me votat e mazhorancës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button