Bota

Abe kërkon rolin e ndërmjetësit për mosmarrëveshjet SHBA-Iran

Kryeministri japonez, Shinzo Abe do të udhëtojë këtë javë drejt Iranit për një mision delikat diplomatik.

Ai shpreson të shërbejë si ndërmjetësues për të ulur tensionet mes Republikës Islamike dhe SHBA-së.

Ai pritet të takohet me presidentin, Hassan Rohani dhe liderin suprem iranian, ajatollahun Ali Khamenei nga data 12 deri në 14 qershor, vizita e parë e një kryeministri japonez që nga 1978, në një moment tensionimi mes Iranit dhe SHBA-së, përcjell Atsh.

Presidenti amerikan, Donald Trump tërhoqi në mënyrë të njëanshme, në maj të 2018, vendin e tij nga marrëveshja ndërkombëtare për çështjen bërthamoren iraniane, të arritur në Vjenë në 2015, një vendim që u shoqërua me vendosjen e sanksioneve të ashpra ekonomike ndaj Iranit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button