Home / Rajoni / Bullgaria është për ndërtimin e shpejtë të Korridorit Nr. 8

Bullgaria është për ndërtimin e shpejtë të Korridorit Nr. 8

“Duhet ta shpejtojmë ndërtimin e korridorit panevropian Nr. 8”, deklaroi Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, pas mbledhjes së parë të Komisionit të përzier ndërqeveritar për kontroll të zbatimit të Traktatit të Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut.

“Mes Sofjes dhe Shkupit ende nuk ka vijë hekurudhore, por ka financim të siguruar për të”, vuri në dukje Ministri pasi bisedoi me homologun e tij maqedonas Nikola Dimitrov.

Të dy kanë shqyrtuar zhvillimin e marrëdhënieve në ekonomi, kulturë, arsim, si dhe punën e komisionit të përbashkët historik. Sipas nesh çështjet historike janë në thelbin e Traktatit të fqinjësisë së mirë, që t’i mësojmë njerëzit e rinj se çfarë është e vërteta, nënvizoi Zaharieva dhe nguli këmbë për punë intensive nga ana e Komisionit të përzier.

Leave a Reply

%d bloggers like this: