Home / Kosova / Bill Clinton në Kosovë, policia më këmbë, masa të rrepta sigurie

Bill Clinton në Kosovë, policia më këmbë, masa të rrepta sigurie

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton miku më i madh i kosovarëve shkon sot në Kosovë.

Mirëpo, vizita e tij ka çuar në këmbë edhe njësitet e sigurisë së vendit. Që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet, saktësisht në rrugën e cila dërgon në hotelin në të cilin pritet të qëndrojë Clinton.

Përveç ndalimit të kalimit të veturave në këtë rrugë, Policia e Kosovës në terren ka ndërhyrë edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.

Në vendngjarje po shihen edhe numër i madh i forcave të Policisë së Kosovës të cilët në duar po mbajnë armë të gjata. Clinton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.

Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00 ndërkaq Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet.

Leave a Reply

%d bloggers like this: