Kronika

Policia ndalon të shumëkërkuarin me tre identitete të ndryshme

Policia e Fierit ka ndaluar një 46-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim prodhim dhe shitje të narkotikëve. Por nga policia mësohet se 46-vjeçari i ndaluar njihet me tre identitete te ndryshme, D.Z, S.Z dhe K. Y. Gjithashtu ai rezulton i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Njoftimi

Fier

Kapet dhe ndalohet i kërkuari nga policia për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Në zbatim të planit të masava të hartuar nga Strukturat Vendore të Policisë Fier për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin:

D(S)(K). Y, 46 vjeç, banues në Fier(I dënuar më parë për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën).

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me vendimin e datës 12.11.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button