Home / Kosova / Albright rrëfen bisedën me Klinton natën kur nisën bombardimet në Kosovë

Albright rrëfen bisedën me Klinton natën kur nisën bombardimet në Kosovë

Në ceremoninë zyrtare të festimeve në kuadër të 20 vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë kundër genocidit serb, ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright rrëfeu nga Prishtina komunikimin me ish Presidentit Klinton për nisjen e bombardimeve.

Albright tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara bën gjënë e duhur duke ndihmuar popullin e Kosovës që të fitojë lirinë. Duke iu drejtuar ish presidentit amerikan, Bill Klinton i pranishëm në këto festime, ajo u shpreh se “asnjë nga ngjarjet nuk mund shënojnë t’i kujtojmë pa lidershipin tuaj”.

“President Klinton më duhet ta ndaj një tregim Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë siç mund ta paramendoni. Ne kemi pasur shumë diskutime. Presidenti Klinton dëshiron që t’i sigurojë që Kosova të ishte shtet dhe NATO filloi bombardimin, më thirri në mes të natës dhe më tha: planet janë nisur, ne po e bëjmë gjënë e duhur, atë që duhet. Po zoti kryetar, duhet të bëni gjënë e duhur”, u shpreh ajo.

Përtej të gjithë pikëpyetjeve të politikave, ish sekretarja amerikane tha se NATO nuk mund të qëndronte duarkryq ndërsa populli kosovar dëbohej.

“Lufta në Kosovë ka qenë një përballje ndërmjet vrasjeve barbare dhe forcave të domosdoshme ndërmjet të drejtave të njeriut, ne i mbizotëruam sepse aleanca jonë ishte bashkuar e fortë dhe më e rëndësishmja është që ja dolën për arsye se kauza jonë ishte e drejtë dhe për arsye të qytetarëve të Kosovës. Përtej të gjithë pikëpyetjeve të politikave, fushata jonë vendosej e themelohej në bazat e drejtësisë. Aleanca jonë e bashkuar ulej të shikonte një komunitet që abuzohej, largohej e dëbohej nga shteti i tyre dhe përgjigja ishte jo”, tha ajo.

Më tej, ish-sekretarja theksoi se veprimet e NATO-s i treguan botës së çfarë ishte e mundshme kur diplomacia dhe forca punojnë më njëra-tjetrën krah për krah.

“Në ditët që pasuan gjatë fushatës sonë, kam vizituar një kamp me refugjatë të Kosovës në Maqedoni dhe më kujtohet ku po ecja me tokën me shumë pluhur dhe shumë djersë, 20 mijë të dëbuar të rinj dhe të vjetër dhe një djalosh po mbante një letër ku shkruante: dëshiroj të kthehem në Kosovë. Ndalova dhe fola me nënën e tij, e cila me tha që gjyshi i tij kishte vdekur kur ata ishin larguar nga Kosova dhe ishte gjyshja e tij që kishte mbijetuar dhe po qëndronte në Prishtinë. Më pas u ftova në një ditë nga një grupim grash dhe disa fëmijë folën për interesin e tyre për t’u kthyer dhe ju thashë: kur të ktheheni NATO do të jetë aty që ti ndihmojë ata që të udhëheqin një jetë normale. Burrat e gratë e NATO-s e përmbushën këtë gjë”, tha ajo.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Albright tha gjithashtu se pas 20 vitesh, Kosova i ka treguar botës aftësinë e ndërtimit të një shteti demokratik.

“Shumë nga ndryshuar që nga ajo ditë e korrikut, para 20 vjetësh, gjatë këtyre dy dekadave, qytetarët e Kosovës i treguan dhe dëshmuan botës se janë të zotuar për paqe dhe ndërtimin e një kombi të ri dhe demokratik. Komuniteti ndërkombëtar ka ofruar mbrojtje dhe një fillim. Mirëpo qytetarët e Kosovës po bëjnë pjesën tjetër. Burra dhe gra të çdo moshe kanë punuar për të vendosur bazat për një demokraci. Ju keni formuar parti politike dhe keni mbajtur zgjedhje, keni zhvilluar një media të pavarur, organe të shoqërisë civile, keni krijuar një sistem gjyqësor, keni krijuar qeveri në nivel lokal dhe qendror e keni punuar në mënyrë konstruktive me komunitetin ndërkombëtar. Ju keni shkuar ku Kosova do të jetë një vend plotësisht si vend normal si pjesë e OKB-së, dhe plotësisht e integruar në komunitetin euroatlantik. Kjo ka qenë një punë e zellshme dhe qytetarë e Kosovës kanë arsye për t’u mburrur në komunitetin ndërkombëtar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: