Kosova

Vuçiq: Nëse anulohet Samiti i Parisit edhe më keq për Serbinë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se në rast se anulohet Samiti i Parisit, atëherë gjërat për Serbinë do të bëhen edhe më të vështira se sa janë.

“Nëse nuk do të mbahet Samiti i Parisit, ne do të jemi në një situatë edhe më të keqe se sa jemi sot”, ka thënë Vuçiq, shkruan N1, transmeton Gazeta Express.

Sipas tij, përveç Serbisë, anulimi i mundshëm i Samitit të Parisit do të ketë pasoja negative edhe për të gjithë rajonin.

Ndër të tjera ai ka thënë se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog.

“Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog konstruktiv, por nuk do të heq dorë nga parimet e veta”, ka shtuar tutje kreu i shtetit serb.

Sipas tij, për të biseduar, duhet së paku të jenë dy palë.

Lidhur me këtë çështje më herët ka folur ministri i Jashtëm i Serbisë, i cili ka thënë se Samiti i Parisit është në pikëpyetje në rast se Kosova nuk e heq taksën.

Mirëpo duket se kursi ka ndryshuar, pas telefonatës që Vuçiq ka pasur ditë më parë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila është edhe nismëtare e takimeve, fillimisht në Berlin dhe më pas në korrik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button