Kuriozitete

Jeta përtej ‘vdekjes’, ja çfarë ka parë kush e ka kaluar

vitaMundësia që jeta të shtrihet edhe pas frymës së fundit është një temë e trajtuar gjerësisht, shpesh e gjykuar me skepticizëm të hapur. Eksperienca e personave që kanë qenë aq me fat sa të mund t’i rrëfenin përjetimet e tyre janë shpjeguar gjerësisht si halucinacione që lidhen me gjendjen e rëndë psikofizike.

Këto ditë është publikuar një studim britanik që provon ekzistencën e një farë gjendjeje të ndërgjegjshme tek personat që kanë përjetuar një atak kardiak.

Eksperienca të ndërgjegjshme dhe zemër e ndalur

Për 4 vjet studiuesit e ‘Southampton University’ kanë ekzaminuar rastet e 2060 personave, të gjithë ‘viktima’ të një arresti kardiak, në 15 spitale të shpërndara mes Britanisë së Madhe, SHBA dhe Australi. Sipas të dhënave të grumbulluara, 40 për qind e të mbijetuarve kanë përshkruar eksperienca të ndërgjegjshme të përjetuara gjatë kohës që zemra e tyre kishte ndalur. Në shifra, nga 330 persona që kishin mbijetuar nga një infarkt, 140 prej tyre rrëfyen se ata kishin qenë pjesërisht të vetëdijshëm gjatë periudhës së reanimacionit.

‘Të dalësh’ nga trupi dhe të shohësh veten

Vetëm njëri nga rastet e bëra objekt studimi, një burrë nga Southampton ka rrëfyer se kishte ‘lënë’ trupin e vet dhe kishte qenë i pranishëm në procedurat e reanimacionit nga ana e stafit mjekësor, të cilët i shihet teksa ndërhynin në trupin e tij nga një cep i dhomës së spitalit. Burri, zemra e të cilit kishte ndalur për 3 minuta ka rrëfyer me detaje të gjitha veprimet e mjekëve, përfshi këtu edhe tingullin e aparatit të programuar për të emetuar sinjale zanore çdo tre minuta.

Ndjenjë paqtimi dhe dritë verbuese

Dëshmitë e tjera janë pothuajse të njëjta. Një pacient në tre ka përjetuar një ndjenjë të pazakontë paqtimi dhe më shumë se një e treta e të mbijetuarve kishin qenë dëshmitarë të një drite të fortë të ngjashme me fleshin e një aparati fotografik. Ndërkohë, 13 për qind e tyre kujtonte eksperienca ektratrupore dhe rritje të perceptimit ndijor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button