Kryeartikull

Lulzim Basha po përpiqet të mbrohet si viktimë e “drejtësisë politike” amerikane!

Nga Mero Baze

Nuk është lajm që Lulzim Basha është marrë I pandehur nga Prokuroria në Tiranë, pas hetimeve në SHBA, dhe në Tiranë për pagesën prej 500 mijë dollarësh nga dy biznesmenë rus, për llogari të Partisë Demokratike në SHBA. Ky skandal ka gati dy vite që është bërë I njohur, dhe lobisti i Bashës në Uashington është po ashtu nën hetim nga drejtësia amerikane.

Lajmi I vërtet është se Lulzim Basha po përpiqet të mbrohet si shqiptar, përballë drejtësisë amerikane.

Meqë lajmi se Lulzim Basha është marrë I pandehur, ka ardhur  në kulmin e një krize të rënd politike, ku ai është shkaktari kryesor I saj, ai po përpiqet të mbrohet duk e quajtur procesin një hakmarrje shqiptare dhe amerikane ndaj sjelljes së tij kundër këshillave amerikane, për tu tërhequr nga bojkoti I zgjedhjeve dhe djegia e mandateve.

Pra në një farë mënyre, meqë nuk ja doli të shpëtj dot nga marrja i pandehur si politikan shqiptar, po tenton të shitet si hero shqiptar kundër SHBA.

E vërteta është se hetimi për Lulzim Bashën erdhi nga SHBA dhe nuk u shpik nga Shqipëria. Nga Shqipëria u vonua sa mundi, aq sa po kalonte çdo afat. Prokurorët shqiptarë që strukin kokën para politikanëve, kanë lënë në sirtar për gati një vit urdhër porositë nga SHBA e Skocia për lidhjet e Lulzim Bashës me kompaninë që ka paguar 500 mijë dollarë për të. Ndërkohë vet Lulzim Basha ka thënë gënjeshtra të frikshme me qetësinë e një njeriu të papërgjegjshëm për faktet, duke shpikur se ato pare I kanë paguar 100 shqiptarë në një “faund raising” në Neë York, dhe ka vazhduar më pas me versione të tjera.

Fakti që ai po merret nën hetim para zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe në kulmin e raporteve të acaruara me SHBA, duhet të ishte një arsye që ai të shmangte këtë pozicion që po merr ndaj hetimit, pasi kështu po fyen dyfish SHBA.

Fillimisht po fyen origjinën  e hetimit duke e shpallur sajesë amerikane, dhe së dyti po e shpall SHBA një shtet politik, një lloj diktature, ku politika komandon drejtësinë dhe e përdor si kërbaçë ndaj kundërshtarëve të saj.

Kjo është edhe më fyese se sa vet ajo që ka ndodhur me pagesat ruse për Lulzim Bashën.

Aq më tepër që ato pagesa janë bërë për zgjedhjet e vitit 2017, ato zgjedhje që Lulzim Basha thotë se kundështari I tij I ka blerë me lekët e krimit, ndërsa ky ka tentuar ti blejë me paret e rusëve.

Ndaj është mirë që Lulzim Basha në këtë proces të mbrohet si administrator I Partisë Demokratike, pasi nuk është në pyetje vetëm fati I tij, por fati I partisë së parë antikomuniste në Shqipëri, e cila pas tridhjetë vjetësh për shkak të një birboje në krye të saj, përfundon nën akuza si e financuar nga rusët.

Mënyra se si Lulzim Basha ka vepruar pa respektuar asnjë rregull në Partinë Demokratike, duke e kthyer arkën e partisë në arkë të Kunatit, fakti që ai përdor thesarin e partisë për interesa tërësisht klienteliste të miratuara ligjërishtë nga institucionet e partisë, pa përfillur ligjet që qeverisin një parti dhe pastaj, mbrojta e tij si hero antiamerikan për një gjëmë që i ka bërë partisë së tij, janë krime të reja që thellojnë krimin fillestar të Lulzim Bashës.

Krimi filelstar I Lulzim Bashës realisht buron më shumë nga kultura e tij politike si I korruptuar, se sa si antiamerikan apo prorus. Por duke hyrë në spiralen e mos pranimit të së vërtetës, dhe aq më tepër paragjykimit të hetimit ndaj tij, tashmë ai po kthehet në një dordolec, që PD duhet ti vërë shkelmin qoftë dhe për njollën që po I lë si parti e financuar nga rusët. Ato pare në rastin më të mirë janë parat që u ka vjedhur shqiptarëve të justifkuara si pare ruse dhe  në rastin më te keq, thjesht pare ruse . Në të dyja rastet PD nuk ja ka borxh Lulzim Bashës, as ti justifikoj paret e vjedhura, as ti justikoj lidhjet e mundëshme me rusët. Ndaj Lulzim Basha nuk shpëton dot duke u paraqitur si viktimë amerikane për shkak të konfliktit të sotëm. E vetmja viktimë në këtë histori është PD, dhe ajo është viktimë e Lulzim Bashës, jo e amerikanëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button