Kronika

Lleshaj i përgjigjet Bashës: Je përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u përgjigjet akuzave të liderit të opozitës Lulzim Basha pas arrestimeve në Librazhd.

Me anë të një postimi në “Twitter”, ministri thekson se Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit.

Lleshaj i kujtoi edhe njëherë liderit të opozitës se pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse është vepër penale.

Në një dalje për mediat, kreu i PD-së e akuzoi ministrin Lleshaj si vegël të kryeministrit.

Ministri Lleshaj në twitter:

Lulzim Basha është përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit dhe lirive politike në vend!

Pengimi i subjekteve zgjedhore dhe përdorimi i lëndëve plasëse, kundër atyre dhe forcave të rendit janë vepra penale. Askush nuk do të tolerohet. Kush u përgjigjet thirrjeve për paligjshmëri, do të përballet me ligjin!”

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button