Kronika

Kaluan mallra kontrabandë në Kapshticë, në pranga doganierët dhe tregtarët

Policia e Korçës  ka arrestuar në flagrancë dy doganierë të Kapshticës dhe dy persona të tjerë, të akuzuar për mallra  kontrabandë. Në pranga kanë rënë shtetasit me inicialet; A.K, 40 vjeç;  A.B, 54 vjeç, E.M, 39 vjeç, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës) të tre banues në Korçë, L.M, 32 vjeç, banues në Pogradec, (me detyrë doganier në Doganën e Kapshticës).

Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në hyrje të qytetit të Korçës, ndaj mjeteve tip “Benz” dhe “Renault” të shtetasve A.K., dhe A.B., iu gjetën mallra të ndryshme të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe procedurale të kryera dyshohet se dy doganierët, kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë favorizuar shtetasit A.K., dhe A.B., për të kaluar sasinë e mallrave të dyshuara kontrabandë, duke iu shmangur detyrimeve doganore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Korçë për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button