Kronika

Përplasjet në KZAZ-në e Shkodrës, Bardh Spahia në krye të militantëve të PD-së

Përplasje fizike mes policisë dhe militantëve të Partisë Demokratike tek KZAZ nr. 2 në Shkodër, pasi këtë të fundit nuk lejojnë hyrjen e forcave të policisë në pallatin e Sportit në Shkodër ku është e vendosur kjo KZAZ.

Policia ka shkuar në ambientet e KZAZ-së, por është penguar nga punonjës të bashkisë dhe ish-deputetë të Partisë Demokratike.

Policia e rendit dhe FNSH kanë debatuar me punonjësit dhe ish-deputetin e PD Bardh Spahia, duke kërkuar që të marrin në kontroll KZAZ-në nr.2 në Shkodër.

Por punonjësit shprehen se ambientet janë në pronësi të Bashkisë Shkodër dhe nuk do lejohet që të përdoren për KZAZ-në, pasi presidenti Meta ka anuluar sipas tyre zgjedhjet e 30 qershorit./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button