Politika

Kriza politike dhe anulimi zgjedhjeve, Meta takon ambasadorët e BE

Ne kulmin e tensioneve politike ne vend, teksa PS ka depozituar zyrtarisht ne Kuvend kerkesen per nisjen e procedurave per shkarkimin e presidentit, kur ky i fundit ka anuluar 30 qershorin, nderkohe qe kryeministri Rama nuk leviz nga kjo date, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian, në Pallatin e Brigadave.

Meta-keshilltari-ecje-presidence

Takimi është zhvilluar për të diskutuar në lidhje me krizën që ka përfshirë prej muajsh, gjithë politikën shqiptare dhe rrezikun e konfliktit civil ku po e çon vendin kryeministri Rama.

meta-hyn=presidence

Panorama raporton se Presidenti ne nje takim qe ka zgjatur rreth 2 ore, i ka sqaruar ambasadorët e BE për dekretin, për zgjidhjen e situatës si dhe përse shtyrja e zgjedhjeve mbeshtetet ne Kushtetute dhe tashme ka fuqi ligjore pasi eshte botuar ne Fletoren Zyrtare.

Nga ana tjetër, mazhoranca vijon fushatën elektorale, ndërsa kryeministri është shprehur i vendosur se zgjedhjet do të mbahen më 30 qershor. Po ashtu edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vijon punën për procesin zgjedhor, teksa e ka shpërfillur dekretin e Presidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button