Home / Politika / Sa deputetë ka Parlamenti? KQZ i përgjigjet presidentit Meta

Sa deputetë ka Parlamenti? KQZ i përgjigjet presidentit Meta

122 deputetë ka në Kuvendin e Shqipërisë.

Këtë përgjigje i ka kthyer zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Presidentit Ilir Meta, i cili në deklaratat e tij pas anulimit të zgjedhjeve të 30 qershorit e ka quajtur ilegjitim Kuvendin.

Ai çoi kërkesë KQZ-së për të ditur sa deputetë ka aktualisht Kuvendi, duke ditur shumë mirë se numri 140 nuk është plotësuar për shkak të shterimit të listave të kandidatëve pas djegies në bllok të mandateve nga deputetët e PD-së dhe LSI-së. Kjo kërkesë tij u pa si një hap i parë drejt një veprimi  tjetër të mundshëm, atij të shpërndarjes së Parlamentit. Megjithatë pritet të shihet se çdo të ndodhë më tej, pas përgjigjes zyrtare që Presidenti mori sot nga KQZ.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas shpalljes se rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 qershor 2017, si pasojë e njoftimeve nga Kuvendi i Shqipërisë për përfundimin e parakohshëm të mandateve të deputeteve, ka plotësuar 23 vakanca nga listat shumë emërore të Partisë Demokratike, 17 vakanca nga lista shumëemerore të  Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, 6 vakanca nga listat shumëemërore të Partisë Socialiste dhe 2 (dy) vakanca nga lista shumëemerore e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Nga plotësimi i vakancave të krijuara në Kuvendin e Shqipërisë, aktualisht kanë shteruar listat shumëemërore të kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike”, thuhet në shkresën zyrtare që KQZ i ka dërguar Presidentit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: