Rajoni

Bahçeli: Turqia do të blejë sistemin S-400 dhe do ta instalojë

Kreu i partisë opozitare turke Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli tha se furnizimi me sistemin rus të mbrojtjes S-400 për Republikën e Turqisë është çështje e kryer dhe e përfunduar, raporton Anadolu Agency (AA).

“Turqia do të blejë dhe do të instalojë sistemet S-400. Kjo është një marrëveshje e kryer dhe nuk ka diskutime rreth kësaj. Për të tjerat le të mendojnë SHBA-të”, tha Bahçeli mbrëmë në Stamboll.

Ai gjithashtu tha se nuk janë miqësore sjelljet me çka SHBA po përpiqet ta vendos Turqinë nën bllokadë përmes çështjes së furnizimit me sistemin S-400.

“Ata që thonë në SHBA se Turqia nuk do të pranojë avionët ushtarakë F-35 do të përballen një ditë me superioritetin e turqve, të cilët do të prodhojnë armët, avionët dhe të tjerat, me njohuritë dhe kapacitetet e tyre. Ne jemi të aftë për këtë dhe ajo ditë do të vijë”, tha Bahçeli.

Turqia ka arritur marrëveshje me Rusinë për blerjen e sistemeve të mbrojtjes S-400, duke nxitur pakënaqësinë e Washingtonit dhe tensionimin e marrëdhënieve turko-amerikane.

Washingtoni pohon se me blerjen e sistemit S-400, Turqia do të rrezikojë vendin e saj në programin e prodhimit ushtarak F-35 dhe kërcënon imponimin e sanksioneve ndaj Turqisë.

Nga ana tjetër, Ankaraja tha se blerja e sistemit S-400 nuk ishte në asnjë lloj përplasjeje me programin F-35 dhe bëri thirrje për formimin e një grupi punues për të përcaktuar faktet në lidhje me rastin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button