Home / Ekonomia / OKB analizon investimet në Shqipëri – Niveli i IHD është rritur me 12.9%, Shqipëria është e dyta në rajon

OKB analizon investimet në Shqipëri – Niveli i IHD është rritur me 12.9%, Shqipëria është e dyta në rajon

Flukset e investimeve të huaja direkte në vendin tonë gjatë vitit të kaluar kapën shirën e 1.3 miliardë dollarëve, thotë Organizata e Kombeve të Bashkuara në publikimin më të fundit. Krahasuar me vitin paraardhës, rritja fiksohet në 12.9%.

Krahasuar me vendet e tjera të rajonit ndërkohë, rritja është me e vogël se në Serbi dhe Maqedoninë e veriut, ku varion nga 43% në rastin e Serbisë, deri në 260% në rastin e Maqedonisë së Veriut. Për vende si Mali i Zi ndërkohë kemi të bëjmë me një rënie të fluksit të investimeve direkte hyrëse në vend.

Bazuar te fluksi, me 1.3 miliardë dollarë investime direkte hyrëse, Shqipëria është e dyta në rajon, vetëm pas Serbisë, sa i përket të dhënave të vitit 2018. Edhe IHD dalëse ndërkohë janë rritur ndjeshëm, në masën 220%, në 83 miliardë dollarë, thotë raporti.

Në pjesën dërrmuese këto i referohen transferimit të fitimeve nga firmat e huaja që operojnë në vend, dhe për këtë arsye nuk bëhet fjalë për një indikator mjaftueshëm të qëndrueshëm. Rritja e fluksit hyrës ka bërë që stoku të ngjitet në 7.9 miliardë dollarë, sa 52% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, që është edhe niveli më i lart i arritur ndonjëherë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: