Kronika

“Në rrezik gjithë Durrësi” banorja e Kodër Vilës: Protesta e grevë

Në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ishte e ftuar sot Jola Hysaj një banore e Kodër Vilës në Durrës, zona e njohur si mushkëria e qytetit, e cila po masakrohet kohët e fundit.

Hysaj tha se, në këtë zonë ka nisur prerja e pemëve me qëllim që të ndërtohen 4 pallate, por se një gjë të tillë banorët janë të vendosur të mos e lejojnë.
“Kjo është një nga ato zonat e konsideruara si zonë me rrezikshëri të lartë, është zonë sizmiologjike dhe ka erozion, rrëshkitje masive dherash. Në këtë zonë ndërtimet u pezulluan për dekada me radhë, po ashtu edhe prerja e pemëve. Pemët janë të mbjella 70 vjet më parë me punë vullnetare për të parandaluar erozionin, por tani po priten nga firma e ndërtimit Jedas SHPK, e cila ka marrë leje për ndërtimin e katër godinave, pallate, pikërisht në majë të kodrës. Në 2018 u dha leja e ndërtimit, në u ankuam. Kjo pasi Kodër Vila është e vetmja zonë e gjelbër që i ka mbetur Durrësit, përveç faktit që ka edhe pasuri arkeologjike në këtë zonë. Kodër Vila është një nga parqet kombëtare më të mbrojtura,por nga zona A ajo kaloi në zonë B. Kjo është enigma e gjithë qytetit, e jona dhe e shumë qytetarëve. Ne kemi qënë shumë pak shtëpi aty njëkatëshe por nuk e dinim këtë ndryshim, vetëm kur u gjendëm para faktit, kur nisën ndërtimet. Këto ndërtesa që janë aty prej 10 vitesh rrezikojnë të shemben, neve që jemi në shtëpi të ulëta po na rrezikohen themelet”,- tha banorja.

Sipas saj, vetë eksperti i gjykatës kur e ka parë projektin e miratuar nga Bashkia e Durrësit, e ka cilësuar një projekt beterr.

“Nuk janë marrë masa nga firma për terrenin. Nëse kompania thotë ky është një projekt ide, ne hedhim dyshime mbi bashkinë dhe trupën gjykuese të Apelit. Bashkia kurrë nuk çoi një ekspert për të parë zonën. Shkarja e dherave do të kalojë nga shtëpitë e ulëta dhe pastaj pallatet, pra është një rrezik për gjithë Durrësin. Kur janë hapur disa gropa të vogla neve na janë hapur themelet e shtëpive, imagjino çdo të ndodhë tani që kanë nisur edhe prerjet e pemëve. Ne do të bëjmë një peticion, do bëjmë grevë e protesta, do i shkojmë deri në fund situatës”,- thotë banorja ndër të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button