Home / Kronika / “Lobimi rus”, Basha nuk paraqitet në Prokurori: Jeni në shkelje, vij kur të zbatoni ligjin

“Lobimi rus”, Basha nuk paraqitet në Prokurori: Jeni në shkelje, vij kur të zbatoni ligjin

30 minuta para se ora të shënonte 9 e 30 e mëngjesit, koha kur tre prokurorët e Tiranës e kishin ftuar kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe dy vartësit e tij të paraqiteshin për tu njohur me akuzat për çështjen e njohur “Lobimi Rus”, nga selia blu u shpërnda për mediat një letër që e cilësonte të paligjshme aktin e organit të akuzës.

Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe dy drejtuesit e tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi e kanë konsideruar në shkelje të ligjit thirrjen e tyre në Prokurori. Në njoftimin e prokurorisë së datës 12 qershor nuk është zbatuar kërkesa e ligjit për prezantimin e fakteve që kanë rezultuar deri tani nga hetimet për lobimin e PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke u bazuar në nenin 308 të Kodit të Procedurës Penale, kryetari i PD i ka kërkuar prokurorisë plotësimin e njoftimit për paraqitje sipas ligjit. “Ju nuk keni parashtruar në njoftimin tuaj asnjë fakt që ka dalë nga hetimet, duke mos plotësuar detyrimet ligjore”, shprehet në letrën e tij kryetari i PD, Lulzim Basha.

Në një letrën drejtuar Prokurorisë së Tiranës, kryetari i PD-së shpreh gatishmërinë për t’u paraqitur në Prokurori, sapo ajo të zbatojë me përpikëri ligjin. Mësohet se në Prokurorinë e Tiranës ka nisur një konsultë në lidhje me atë që do të ndodhë tashmë në lidhje me mosparaqitjen e zotit Basha pranë organit të akuzës për t’u njohur me akuzat dhe dosjen ende të pambyllur në hetimet ndaj 650 mijë dollarëve të padeklaruara në KQZ, sipas Prokurorisë, e cila ka ngritur një akuzë për pastrim parash. Prokuroria po merr në shqyrtim të dy variantet ose do të kërkohet një masë sigurimi në gjykatë për zotin Basha dhe dy të pandehurit e tjerë ose do të thirren forcërisht. Për të njëjtën çështje, Basha është paraqitur në Prokurori edhe në muajin mars të këtij viti, duke i mohuar akuzat se ka shkelur ligjet e me kontratat e lobimit në SHBA në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.

Leave a Reply

%d bloggers like this: