Bota

Trump sulmon mediat: “New York Times” dhe “Washington Post”,turpi i kombit

Presidenti amerikan Donald Trump u është rikthyer sulmeve ndaj mediave që kundërshtojnë politikat e tij. Në shënjestër të kreut të Shtëpisë së Bardhë kanë qenë “New York Times” dhe “Washington Post”, të cilat ai i ka konsideruar turp për vendin. Në fund “New York Times” dhe “Washington Post”, që janë turp për vendin tonë dhe armike të njerëzve, do të falimentojnë dhe do të zhduken përgjithmonë”, ka thënë Trump. Deklaratën presidenti amerikan e ka bërë në profilin e tij në Twitter, ku ka sugjeruar edhe zhvillimin e një sondazhi se cila nga dy të përditshmet është më mashtruesja. Dy gazetat janë prej kohësh në shënjestër të kreut të shtetit, sidomos “New York Times” që mes të tjerash ka shkruar se pasuria e Donald Trump rrjedh nga i ati, duke zhbërë kështu mitin e presidentit si një njeri që ka arritur gjithçka me forcat e tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button