Rajoni

SHBA i paraqet Bullgarisë ofertën zyrtare për tetë avionët luftarakë F-16

Shtetet e Bashkuara të Amerikës zyrtarisht i kanë dorëzuan Ministrisë së Mbrojtjes të Bullgarisë projektmarrëveshjen për avionët luftarakë F-16. Pa përmendur çmimin konkret Ambasada amerikane në Sofje shprehu kënaqësinë e vet për shkak të punës së delegacionit bullgar gjatë negociatave.

Kongresi i SHBA-së miratoi shitjen e 8 avionëve me pajisje të plotë F-16C/D Block 70/72, bashkë me aftësimin e pilotëve dhe stafit mirëmbajtës për shumën prej 1.673 mlrd dollarë.

Sipas burimeve në Ministrinë e Mbrojtjes çmimi real i propozuar nga Bullgarët është midis 1,2 dhe 1,3 mlrd. dollarë, duke pasur parasysh se tavani i miratuar nga Kuvendi Popullor bullgar është 1,04 mlrd. dollarë. Për marrjen e vendimit përfundimtar dhe për finalizimin e negociatave Bullgaria ka akoma dy muaj dhe pas kësaj mund të lidhet marrëveshja që pas kësaj detyrimisht duhet miratuar nga parlamenti në Sofje.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button