Rajoni
Bullgari: Gjermane, do të rimëkëmbin Uzinën e Riparimit të Vagonëve në Karllovo
Shoqëria “Di Bi Kargo” – një filial i Hekurudhave Gjermane “Dojçe Ban” lidhi një kontratë për blerjen e Uzinës së Riparimit të Vagonëve në qytetin bullgar Karllovo. Uzina, e cila u krijua në vitin 1964, u shpall në falimentim në vitin 2015 dhe që atëherë është e pandehur për kredi dhe borxhe të shumëfishta.
Pronari i ri ka ndërmend të zgjerojë dhe të rinovojë uzinën. Për këtë arsye për këtë vit planifikon një investim nga 3.49 milion euro, ose 6.82 milion leva, dhe hapja e 33 vendeve të punës. Shoqata “Di Bi Kargo” është operatore kryesore hekurudhore me biznes në 15 shtete evropiane.