Kronika

Kandidat për Gjykatën Speciale, nis seanca e vetting-ut për Brahimllarin

Ka nisur seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për gjyqtarin Gurali Brahimllari. Ai do i nënshtrohet procesit të rilverësimit dhe dosja e tij po shqyrtohet me prioritet ashtu si të gjithë kandidatët e tjerë për Gjykatën Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Brahimllari është aktualisht gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.

Një ditë më parë ambasadori i BE-së, Lugi Soreca u takua me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa, për të diskutuar procesin në vazhdim të vetting-ut në kontekstin e reformës në drejtësi. BE ka kërkuar përshpejtimin e procedurave për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button