Politika

Roth apel para takimit në Luksemburg: Të hapen sa më shpejt negociatat me Shqipërinë, BE të mbajë premtimin

Ministri i Shtetit për Europën i Gjermanisë, Michael Roth ka apeluar para samitit që pritet të zhvillohet sot në Luksemburg, që të hapen negociatat për Shqipërinë.

“Hapja sa më shpejt të jetë e mundur e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është jetike”, deklaron ministri gjerman Roth.

Roth ka theksuar se “BE duhet të mbajë premtimet e saj”.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE pritet që sot të japin vendimin lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button