roze

Princesha e Eva Mendes dhe Ryan Gosling

evaryanPër çdo prind vajza e tij/saj është një princeshë. Më 12 shtator Eva Mendes dhe Ryan Gosling mirëpritën fëmijën e tyre të parë. Gjithçka është mbajtur sekret me dëshirën e tyre, ndërsa së fundmi zbulohet edhe emri i “princeshës” së çiftit.

Eva dhe Ryan janë frymëzuar nga personazhet “Disney” dhe një rol i aktores me origjinë kubane në një film të 2007-ës, ndërsa atësia ka dhënë vetëm mbiemrin.

“TMZ” siguroi çertifikatën e lindjes së vajzës ku figuronte me emrin Esmeralda Amada Gosling. Esmeralda është emri i personazhes rome në novelën “Katedralja e Notre-Dame”, e përjetësuar edhe në film të animuar, ndërsa Amada është emri i personazhit të Eva Mendes në filmin e 2007-ës “We Own The Night”.

Eva dhe Ryan janë bashkë prej 3 vitesh, kohë kur u njohën në xhirimet e filmit “The Place Beyond the Pines”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button