Kronika

Sulmet ndaj KZAZ-ve, Lleshaj: Askush nuk do të tolerohet, do shkrihen policitë bashkiake

Pas tensioneve të regjistruara në shumë KZAZ të vendit, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka deklaruar të mërkurën se, qeveria do të marrë masa të shkrijë disa struktura të Policia Bashkiake, duke shtuar se askush nuk do të tolerohet.

“Shfaqje brutale e dëshpërimit politik të kthyer në akte kriminale që do të ndëshkohen me gjithë forcën e ligjit. Policia e Shtetit po provokohet dhe sulmohet, do të përgjigjet me vendosmëri deri në fund”, tha Lleshaj.

“Punonjës bashkish, dhe punonjës të policive bashkiake po gabojnë rëndë duke u përdorur si mish për top nga kryetarët e bashkive dhe udhëheqësit e tyre dritëshkurtër në Tiranë. I bëj thirrje të mos bëjnë krime elektorale të dënueshme nga Kodi Penal, për interesat e një grupi njerëzish në halle me drejtësinë që duan të marrin peng zgjedhjet për të bllokuar rrugën integruese”, – theksoi Lleshaj.

Ai bëri të ditur se qeveria do të marrë masa. “Do të shkrihen disa struktura të policive bashkiake që kanë dalë jashtë misionit të tyre dhe janë kthyer në rrezik publik. Askush nuk do të tolerohet. E gjithë kjo shfaqje nuk do të cenojë aspak rendin dhe sigurinë e qytetarëve. Policia e Shtetit është në krye të detyrës. Askush nuk do tolerohet, mund të jetë pak po e sigurt”, – tha ministri Lleshaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button