Ekonomia

90% e shqiptarëve pronarë të shtëpive, ndër vendet me përqindjen më të lartë në Europë

Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më tëlartë tëfamiljeve që janë pronare të shtëpive ku jetojnënë Europë. Ndërsa në rajon ajo qëndron e para. Në total 90.2% e familjeve janë pronare të shtëpisë ku jetojnë, ndërsa 5% jetojnë me qira, sipas INSTAT. Sipas tëdhënave që ka publikuar Eurostat së fundmi, vendi me përqindjen më të lartëtë familjeve që e zotërojnë pronën ku jetojnë është Rumania, me 96.8% të familjeve pronare, e ndjekur nga Kroacia me 90.5% dhe Shqipëria me 90.2%.

Krahasuar me vendet e rajonit, si Serbia dhe Maqedonia e Veriut, përqindja e familjeve shqiptare që kanështëpinë e tyre në pronësi është më e lartë. Në Maqedoninë e Veriut vetëm 88.7% zotërojnë shtëpinë, ndërsa në Serbi 82%, sipas Eurostat. Turqia, një tjetër vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, renditet ndër vendet me përqindjen më të ulët tëfamiljeve që zotërojnë shtëpinë ku jetojnë me 59.1%.

Duke analizuar të dhënat e publikuar nga Eurostat kuptojmëse përqindjen më të lartë të pronarëve tështëpive e kanëvendet lindore dhe ish-komuniste (shiko grafikun). Në vendet ish-komuniste përqindja e familjeve që zotërojnë shtëpinëvarion nga 78.5% në vende si Çekia në gati 83% në Bullgari, apo 89.7% nëLituani.

Vendet me përqindjen më të ulët

Zvicra ka përqindjen më të ulët të familjeve që janë edhe pronarë të shtëpive ku jetojnë. Sipas të dhënave të Eurostat më pak se gjysma (41.3%) e familjeve janë pronarë tështëpive të tyre. Pas sa saj renditet Gjermania me 51.4%, Austria me 55%, Danimarka me 62.2%, Franca me 64.4%, Mbretëria e Bashkuar me 65% dhe Suedia me 65.2%.

Të gjitha vendet e sipërpërmendura kanë një përqindje më tëulët se mesatarja e Bashkimit Europian prej 69.3%.

Në vendet fqinje si Greqia dhe Italia, përqindja e familjeve qëkanë në pronësi shtëpinë ku jetojnë ështëpërkatësisht 73.3 % dhe 72.4%.

Çmimet e shtëpive 15% më të larta

Prej 2010-s Eurostat përllogarit se çmimet e shtëpive u rriten me 15%, ndërsa në Eurozonë me 11%. Rritja më e madhe është vënë re në Estoni, Letoni, Austri, Suedi dhe Luksemburg raporton Eurostat. Por jo në tëgjitha vendet e BE-së çmimet e shtëpive kanë qenë në rritje. Italia, Spanja dhe Qipro shënuan rënie tëçmimit për të njëjtën periudhë. Rënia më e madhe u regjistrua në Itali me një ulje prej 17%.

Burimi: INSTAT për Shqipërinë, EUROSTAT për vendet e tjera

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button