Rajoni

Bullgaria kundërshton ndarjen e Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria

Prej vitesh Bullgaria e përkrah fortë zgjerimin e Bashkimit Evropian në drejtim të Ballkanit Perëndimor, tha para Komisionit parlamentar për politikën e jashtme Ministrja e jashtme Ekaterina Zaharieva.

Ajo nënvizoi se në vendimin e Këshillit të fundit evropian të ministrave të punëve të jashtme ka një tekst të posaçëm, i cili pasqyron pozitën e Bullgarisë dhe kërkesat e saj. Në vendimin e marrë në Luksemburg janë nënvizuar si praktika shumë të mira dhe pa precedent Marrëveshja e Prespës dhe Traktati i Fqinjësisë së Mirë ndërmjet Sofjes dhe Shkupit.

Zaharieva prognozoi se ka mundësi për marrjen e vendimit për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut akoma para fillimit të tetorit.

Lajmi i mirë është se dy vendet nuk ndahen, pavarësisht se kishte propozime të tilla në BE. Zaharieva deklaroi se një vendim i tillë do të ishte gabim historik dhe se të dy shtetet duhet t’i fillojnë negociatat së bashku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button