Kronika

Shqipëria anëtare e NATO-s nuk gjunjëzohet para antishtetit, PD si talebanët e Afganistanit

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga foltorja e Kuvendit se Shqipëria, anëtare e NATO-s, nuk gjunjëzohet para veprimeve të antishtetit dhe për këtë i gjithë komuniteti ndërkombëtar është shprehur qartazi në krah të popullit.

Kryeministri i vendit i cilësoi aktet e opozitës ndaj KZAZ-ve si talebanët e Afganistanit të cilët sulmojnë shkollat.  Sipas tij, veprimet e tyre janë shprehja ekstreme e dëshpërimit të PD-së.

“Është një luftë kundër ose pro drejtësisë. Është shumë e thjeshtë. Shteti do të fitojë mbi antishtetin. Mund ta gjunjëzohej në kohën e Haxhi Qamilit, por nuk e gjunjëzojnë dot Shqipërinë që është anëtare e NATO-s. Dhe këta Haxhi Qamilë të ringjallur nga paniku i drejtësisë që flasin për Europën dhe Europën e kanë mankth dhe sillen si talebane dhe për çudi ose aspak si për çudi , ajo që ndodh sot në oborret e shkollave ndodh në Afganistan. Tabelanët kanë ndërmarrë të njëjtën orvajtje për të penguar fizikisht zgjedhjet në Afganistan. Në fakt talebanizimi ekstrem i Partisë Demokratike është shprehja ekstreme e dëshpërimit të atyre që partinë demokratike e kanë marrë peng për hallet e tyre dhe duan që hallet e tyre t’i bëjnë hallet e shqiptarisë. Kjo nuk ka për të ndodhur”, theksoi Rama.

Më tej, kryeministri deklaroi se OSBE si kurrë më parë foli haptas duke kërkuar vënien para drejtësisë nxitësve të dhunës.

“Sot ne kemi një komunitet ndërkombëtar që nuk është 99% por 100% në krah të popullit Shqiptar për të garantuar të drejtën e zgjedhjeve. Një komunitet ndërkombëtar që siç e lexuat në deklaratën e djeshme jo fort tipike të OSBE-së, ka filluar jo vetëm të dënojë dhunës, të kërkojë nxjerrjen e përgjegjësive por vënien para drejtësisë të nxitësve të dhunës. Ta harrojmë që më ish mandatin e tyre do të vazhdojnë të bëjnë ata që bënin kur hynin nëpër komisariate dhe kishin mandat, ta harrojnë”, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button