Politika

Hajdari: Nëse Presidenti shpërndan Kuvendin, i thotë burgut hapu

“Nëse Presidenti vendos të shpërndajë Kuvendin e Shqipërisë, atëherë i thotë burgut hapu”, deklaroi sot Rudina Hajdari, deputetja e PD-së në Kuvend.

Deputetja Hajdari, gjatë fjalës së saj në Kuvend, iu drejtua dhe Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke theksuar se “Nëse presidenti shkarkon këtë  parlament, atëherë i thotë burgut hapu. Pasi është anti kushtetuese. Siç e dini, Kushtetuta parashikon vetëm dy momente kur Presidenti merr këtë vendim”, tha Hajdari.

Gjatë fjalës së saj, Hajdari tha se situata në vend është e rëndë dhe Kryeministri duhet të marrë masa për të evituar viktima. 

“Kemi disa parti, kemi disa politikanë që merren me njëri tjetrin, por nuk e duan vendin. Dhuna fillon aty ku mbaron arsyeja. Dhuna fillon aty ku mbaron politika. Dhe nëse do flasim për dhunë, kemi një dhunë që po ndodh si nga individ të caktuar jashtë kuvendit, dhe nga individ brenda kuvendit, ku është kryeministri i Shqipërisë, i cili përdor një gjuhë shumë të acaruar, arrogante për shqiptarët dhe për deputetët e këtij kuvendi”, tha Hajdari.

“Ne  sot nuk jemi në gjendje t’i japim përgjigje shqiptarëve për të evituar konfliktet që po ndodhin në Shkodër, Burrel, Tropojë. Priten dhe të tjera në vijim. Jemi përballë një realiteti që duhet të ishte evituar me kohë. Jemi përballë një realiteti që kërkon një politik, politikanë, shtetas e shtetarë për t’i dhënë zgjidhje dhe jo për t’i hedhur më shumë benzinë zjarrit”, theksoi Hajdari.

“Asnjë palë nuk po përdor arsyen, është koha që parlamenti të funksionojë për të gjetur rrugëdalje, e ti  themi jo dhunës dhe të shohim rrugë të drejtë e institucionale për zgjidhjen e krizës”, tha Hajadari.

Duke u fokusuar te ndryshimet e propozuar nga një grup deputetësh të PS në Kodin Penal, Hajdari e quajti të tepruar dënimin me 5-10 vite heqje mundësie për të dalë jashtë vendit nëse tenton të prishësh procesin zgjedhor.

“Sa i takon Kodit Penal, uroj ta kemi kohën për të shqyrtuar nenin e propozuar nga Deputeti Ervin Bushati, neni 43, ky nen merr përsipër të ndaloj qytetarët shqiptar të udhëtojnë jashtë vendit nga 5 deri në 10 vite, nëse mundohen të prishin zgjedhjet. Ky nen është mjaft i tepruar, sa  dhe vetë z. Braho e kundërshtoi këtë nen, që do të thotë se dhe për të, kjo është masë e rreptë. Imagjino ku ka arritur kuvendi, të bllokoj lëvizjen e lirë të qytetarëve”, tha Hajdari.

“Ne do shikojmë mundësinë ta rishikojmë këtë nen. Është në shkelje të drejtave të njeriut dhe Kushtetutës”, përfundoi Hajdari.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button